Majkëll Keroll fitoi u bë i njohur para disa vitesh kur fitoi një lotari prej më shumë se 10 milionë eurosh. Por tani punon si shkarkues thëngjilli.
Ai e shkriu të gjithë pasurinë brenda pak vitesh me alkool, drogë dhe prostituta. Sipas tij, ishin 10 vitet më të bukura dhe nuk pendohet fare që i shpenzoi të gjitha paratë pa kursyer asgjë.
Kur kishte para, britaniku fatlum organizonte orgji.
Me shokët e dehur ai luante me përplasje makinash në oborr, dilnin rrugëve të droguar dhe u blinin njerëzve fast-food-e, grindeshin e shkaktonin trazira, duke përfunduar kështu 30 herë në gjyq, dhe tre prej të cilave përfunduan me dënime. Tani thotë që është më i lumtur.
Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk. Biletën fituese të lotarisë e kishte blerë me paratë e fundit që i kishin mbetur nga rroga.
Ai u martua me Sandrën, por ajo e la për shkak të jetës së shfrenuar që kishte nisur të bënte, me kokainë e prostituta. Ajo mori 1.6 milionë euro pas ndarjes.
Pasi mbeti beqar, shtëpia e tij u kthye në një strofull orgjish, me pije të shtrenjta, me 2200 euro kokainë në ditë.
Sot ai thotë që nuk i ka humbur paratë, por i ka shpenzuar. Ai fajëson edhe shoqërinë “grabitqare” për mbarimin e parave. Po t’i bjerë prapë lotaria, thotë se nuk do ta lërë punën as edhe një ditë.