Sot, Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Klinë e vizitoi deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, znj. Fitore Pacolli.
Pacolli gjatë kësaj vizite u mirëprit nga kandidati për kryetar komune, Prof. Dr. Lulzim Dragidella.
“Bashkë me të e me banorët e fshatit Gremnik diskutuam për ambientin. Dëgjuam ankesat e tyre, si dhe bashkarisht jemi të gatshëm për zgjidhje në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e VV-së, dega në Klinë.
Bashkë Qeverisim #PërAmbientin 🎄🍀