trajnerit Jose Luis Mendilibar, fituesi i UEFA Europa League edicionin e kaluar me Sevilla-n, me trajnerin spanjoll që fitoi pikërisht kundër një ekipi italian si Roma.
Mendilibar është kthyer në një “hero”, pasi e mori drejtimin e skuadrës më 22 shkurt dhe në takimet e fundit me të në krye, Olympiacos ka humbur vetëm dy herë në 12 takimet e fundit, duke fituar tetë dhe ka barazuar dy.
Natyrisht edhe Mendilibar e kërkon këtë sukses, pasi janë të paktë trajnerët që kanë fituar dy kompeticione europiane.
Por, jo vetëm trajneri 63-vjeçar është një pikë e fortë e grekëve, pasi Olympiacos disponon edhe sulmuesin më të mirë të kompeticionit, Ayoub El Kaabi me 15 gola në 18 ndeshjet e këtij sezoni, duke e nisur nga rrugëtimi në fazën e grupeve të Europa League-s me tetë finalizime dhe dhjetë rrjeta në Conference League. Marokeni ishte protagonist absolut i gjysmëfinales ndaj Aston Villa-s me pesë nga gjashtë golat e skuadrës.
Sa i përket historisë, kjo është përballja e parë midis të dyja skuadrave, ndërsa për Fiorentinën, Olympiacos do të jetë kundërshtari i katërt nga Greqia, teksa më parë ka luajtur ndaj PAOK, AEK dhe OFI (bilanci: 6 ndeshje, 1 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje).
Ndërkohë për Olympiacos, Fiorentina do të jetë kundërshtari i nëntë italian pas, Milan, Roma, Atalanta, Cagliari, Juventus, Napoli dhe Lazio (bilanci:24 ndeshje, 6 fitore, 5 barazime dhe 13 humbje).
Emocionet e këtij edicioni të tretë të UEFA Conference League, Olympiacos-Fiorentina do të luhet këtë të mërkurë duke nisur prej orës 21:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Digitalb/SuperSport.