Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Zajm dhe Deiq dhe po ashtu kanë filluar punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatin Zajm, projekt ky i financuar nga Komuna e Klinës.
Fillimin e punimeve e kanë përcjellur kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Lorenc Marleku, anëtarët e Kuvendit të Komunës, z. Valmir Bacaj dhe z. Tunë Dedaj dhe bashkëpunëtorë tjerë të komunës.
Kryetari Elezaj është shprehur i lumtur me fillimin e punimeve dhe shtoi se rregullimi i rrugës dhe shtrirja e rrjetit të kanalizimit janë dy kërkesa parësore të banorëve të këtyre fshatrave që tashmë po marrin zgjidhje, ndërsa shtoi se investimet komunale për përmirësimin e infrastrukturës do të vazhdojnë në të gjitha lokalitetet.
Ky projekt ka një kosto financiare prej 147 617 euro, ndërsa asfaltimi i rrugëve në këto fshatra ka një gjatësi prej 4949 km, kurse do të bëhet shtrirja e 871 metra rrjet të kanalizimit.