FILLUAN PUNIMET NË DY PROJEKTE INFRASTRUKTURORE

FILLUAN PUNIMET NË DY PROJEKTE INFRASTRUKTURORE

Kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Volljakë dhe faza e dytë e punimeve në rrugën që lidhë fshatrat Sferkë Përqevë, projekte këto të cilat po realizohen në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili uroi qytetarët për këto projekte dhe theksoi se investimet komunale në këto fshatra do të vazhdojnë me qëllim të përmirësimit të kushteve të banorëve.

Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Volljakë dhe projekti i asfaltimit të rrugës Sferkë Perqevë kanë një kosto buxhetore prej 187 mijë euro.