Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, Zt. Ilir Bacaj, ka njoftuar se ka filluar ndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë sociale. Bacaj për klina.info ka deklaruar së, familjet përfituese do përzgjedhën nga përfaqësuesit e fshatrave dhe nga listat e shfrytëzuesve të Asistencës Sociale.
I njëjti ka deklaruar se numri i familjeve që do përfitojnë do jetë rreth 1200.
Ai njoftoji se shpërndarja e këtyre pakove është duke u bërë në prezencën e anëtarëve të Komisionit për shpërndarjen e ndihmave për familjet nevojtare.