Kandidatët e zgjedhur për legjislaturën e tetë kanë filluar të regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në hollin e këtij institucioni gjatë këtyre ditëve pritet secili prej 120 deputetëve të zgjedhur t’i kryejnë procedurat administrative për t’u ulur në karriget e Kuvendit.
Ndërkohë, më 22 mars, të hënën e javës së ardhshme pritet të konstituohet legjislatura e tetë.
Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti deputet në këtë legjislaturë, ajo përfaqësohet me 58 deputetë. PDK-ja me 19, LDK-ja me 15, AAK-ja me 8, Lista Serbe me 10 dhe minoritetet tjera joserbe me 10.