Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, përfaqësues të OVL-UÇK-së dega në Klinë dhe inxhinierë të komunës dhe agjencisë kanë vizituar kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, ku së shpejti do të fillojë projekti për rinovimin e kompleksit, projekt ky i planifikuar në bashkëpunim me Komunës së Klinës dhe AMKM.
Kryetari Elezaj ka falënderuar drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale z. Bislim Zogaj për bashkëpunim dhe gatishmërinë për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe të nevojshëm.
Projekti është ende në fazën e projektimit, ndërsa pas përfundimit të procedurave të prokurimit, që udhëhiqen nga AMKM, do të fillojë edhe realizimi i projektit që ka një vlerë prej 400 000 euro dhe i cili do të përfundojë në një periudhë dy vjeçare.