Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.
Më 8 shkurt, votimi jashtë Kosovës u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime. Prej 20 mijë e 324 votues të regjistruar, kanë votuar 75.57% e tyre apo 15 mijë e 352 votues.
Procesit të numërimit pritet t’i nënshtrohen edhe pakot me fletëvotime të ardhura përmes postës, pas tyre edhe ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Vetëm pasi të përfundojë numërimi i të gjitha këtyre votave, KQZ-së i hapet rruga për të dalë me rezultatet përfundimtare.