Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate drejtuar mediave, ka njoftuar se ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas komunikatës, MPB-ja ka bërë me dije se të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike.
“Njëkohësisht, ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara”, thuhet në komunikatë