Fillon pagesa e Ndihmave Sociale!
Drejtori i Qendres për Punë Sociale, Ilir Bacaj, ka njoftuar të gjithë përfituesit e Ndihmave Sociale, se për nderë të festës së Bajramit, shpërndarja e mjeteve financiare për familjet përfituese të kësaj skeme sociale, ka filluar sot.
I njëjti ka rekomanduar që duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë, gjatë pritjes për tërheqje të mjeteve, shfrytëzuesit e Ndihmës Sociale të mbajnë distancë fizike së paku 2 metra dhe të respektojnë udhëzimet tjera nga profesionistët shëndetësor, në mënyrë që të ruajnë shëndetin.
Postimi i plotë:
“Njoftohen të gjithë përfituesit e Ndihmave Sociale, se për nderë të festës së Bajramit, shpërndarja e mjeteve financiare për familjet përfituese të kësaj skeme sociale, ka filluar sot.
Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë, ju lus që për të ruajtur shëndetin tuaj dhe atë publik, gjatë pritjes për tërheqje të mjeteve, LUTENI të mbani distancën fizike së paku 2 metra dhe të respektoni udhëzimet tjera nga profesionistët shëndetësor, në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj dhe shëndetin e tjerëve.
Urime festa!
Me respekt,
Drejtori i QPS-së
Ilir Bacaj”