FILLON NDËRTIMI I AMBULANCËS DHE ZYRËS SË GJENDJES CIVILE NË FSHATIN UJMIRË

Në fshatin Ujmirë sot kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të ri të zyrës së gjendjes civile dhe ambulancës, projekt i cili po realizohet në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

Në përurim e punimeve kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, z. Binak Sylaj, dhe bashkëpunëtorë të komunës.

Kryetari Elezaj theksoi se ndërtimi i objektit të ri të përbashkët të ambulancës dhe zyrës së gjendjes civile ka qenë një nevojë e domosdoshme për krijimin e kushteve të përshtatshme të punës për stafin administrativ dhe shëndetësor dhe do të krijojë mundësi të shkëlqyeshme për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Ky projekt është financim nga komuna e Klinës dhe ka një vlerë prej 48 716 euro.