Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të Komunës, ka përcjell nga afër realizimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatrat Jagodë, Videjë, Krushevë e Madhe, Budisalc dhe Brekovë.
Kryetari Elezaj gjatë realizimit të këtyre investimeve është shprehur i kënaqur pasi që infrastruktura rrugore në Komunën e Klinës është duke shkuar rreth kompletimit me ç ‘rast janë krijuar kushte të favorshme për qarkullim rrugor.
Elezaj gjithashtu kërkoi nga kompania që këto rrugë të realizohen me të gjitha standardet e parashikuara sipas projektit dhe kontratës.
Projekti përfshin asfaltimin e 4,854 metrave rrugë.
Realizimin e këtyre punimeve është duke e bërë kompania “Gurbardhi” dhe vlera e kontratës kap shifrën rreth 153 mijë euro.