FILLON ASFALTIMI I RRUGËS VIDEJË-DEIQ DHE ZAJM- DEIQ

Megjithëse ditë vikendi, nuk po e ndalin punën në realizimin e projekteve të nevojshme për qytetarët.

Sot, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha dhe atë të Kadastrit, Besnik Marku, kanë inspektuar nga afër punimet për shtrimin e shtresës së asfaltit në rrugën Videjë-Deiq si dhe realizimin e punimeve edhe në asfaltimin e rrugëve lokale në Zajm-Deiq, projekt ky i financuar nga buxheti komunal, që ka një vlerë prej 61 mijë euro.

Në kuadër të këtij projekti do të bëhet shtrirja e 400 metra rrjet të kanalizimit dhe 900 metra rrugë të asfaltuara.

“Këtë vit do të realizojmë edhe shumë projekte tjera kapitale në shumë fshatra dhe vendbanime të komunës tonë për t`i përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë”, ka thënë Elezaj.