Në kuadër të investimeve kapitale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Komuna e Klinës ka filluar projektin për asfaltimin e rrugëve lokale në Gjurgjevik të Vogël dhe Klinafc.
Në fillimin e punimeve të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë.
Elezaj ka theksuar se janë duke vazhduar me implementimin e projekteve të ndryshme në shumë fshatra dhe lokalitete të Komunës së Klinës, me qëllim që të përmirësohen kushtet e jetesës për qytetarët.
Ai uroi banorët për fillimin e këtij projekti dhe kërkoi nga kompania punëkryese që punimet të bëhen duke respektuar parametrat e kërkuara në kontratë.
Ky është projekt i financuar nga Komuna e Klinës, ndërsa ka një vlerë prej 43 643 euro. Punimet janë duke u realizuar nga kompania Alticom.