Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë vizituar fshatin Rastokë, ku në kuadër të projektit për ndërtimin e liqenit akumulues në Klinë, kanë filluar punimet edhe për ndërtimin e urës në këtë fshat.
“Ky është projekt vërtetë i nevojshëm dhe që shton sigurinë për banorët e kësaj ane. Punën e projektet për ofrimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët po i vazhdojmë çdo ditë. Po angazhohemi me përkushtim të madh në përmbushjen e zotimeve që i kemi dhënë para qytetarëve dhe në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të tyre.
Kam kërkuar nga operatori ekonomik që punimet të kryhet me cilësinë më të mirë të mundshme dhe në një afat kohor sa më të shkurtër”, ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.