Kosova ka mësuar kundërshtaret për kualifikimet në Kupën e Botës 2022, teksa është shortuar në Grupin B me Spanjë, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Ballafaqimi në mes Kosovës dhe Spanjës ka bërë bujë mediat ndërkombëtare, pasi spanjollët nuk e njohin si shtet Kosovën.
Gazeta e njohur spanjolle “AS” raporton se nga Qeveria ka filluar bisedimet me Federatën e Futbollit të Spanjës lidhur me takimin ndaj Kosovës.
Sipas AS është e mundur që ndeshjet Spanjë-Kosovë për këto kualifikime të luhen gjithashtu në terren neutral.