Komuna e Klinës, respektivisht, Zyra për Barazi Gjinore, me rastin e shënimit të 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka organizuar sot aktivitete sportive në volejboll, në sallën e sporteve të SHMP “Fehmi Agani”, ku morën pjesë një numër i madh i ekipeve.
Pjesëmarrëse në këto ekipe ishin nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Vitore Shala, mësimdhënëse nga shkollat, përfaqësuese nga KFOR-i Italian, Policia e Kosovës etj.
Aktivitetet për shënimin e ditës së gruas do të vazhdojnë edhe nesër, 7 mars, në ora 13:00, ku mbahet orë letrare në hapësirat e bibliotekës së qytetit “Kongresi i Manastirit” dhe më 8 mars, në ora 10:00, e që do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për gratë e para nismëtare të Klinës, në sallën e Kuvendit Komunal Klinë.