FILLOI SHTRIRJA E RRJETIT TË KANALIZIMIT NË FSHATRAT RANOC DHE LESKOC

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Ranoc dhe Leskoc, projekt i financuar nga Komuna e Klinës, i cili po realizohet në kuadër të investimeve për trajtimin e ujërave të zeza.

Me këtë rast, Kryetari Elezaj theksoi se realizimi i këtij projekti i siguron qytetarëve kushte më të mira ekologjike dhe përmbushë një nga kërkesat kryesore dhe më të nevojshme për qytetarët e kësaj ane.

Elezaj po ashtu shtoi se ky është vetëm faza e parë e punimeve, ndërsa vitin tjetër do të vazhdohet me fazën e dytë të punimeve, ku edhe do të përfundoi i tërë projekti.

Kurse qytetarët theksuan se trajtimi i ujërave të zeza ka qenë një nga problemet më të mëdha me të cilën janë përballur dhe se ky projekt është shumë i mirëpritur për shkak të rëndësisë që ka.

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat Ranoc dhe Leskoc ka një vlerë prej 43 900 euro.