Ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive.
Osman Ismaili infermier në Klinikën Infektive, një prej të parëve nga personeli shëndetësor i vaksinuar, ka thënë se gjatë gjithë kohës janë të rrezikuar dhe ardhja e vaksinës është shumë pozitive.
“Covidin e kam kaluar, por mund të përsëritet prandaj e mora edhe vaksinën. Periudhën me koronavirus e kam kaluar me vështirësi”, ka thënë ai.
Ai tutje ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen.
Dje zyrtarisht kryeministri Albin Kurti ka marrë vaksinën antiCOVID e pas tij edhe disa të moshuar.
Të dielën Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës antiCOVID nga AstraZeneca, ndërkaq është bërë e ditur se fillimisht do të vaksinohet stafi mjekësor e pastaj edhe të moshuarit mbi moshën 80-vjeçare dhe ata me sëmundje kronike.