“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, Peci ndanë shpresën për bujqit në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ndarë risitë e fundit në programin për subvencione 2023, i vili do të jetë në shpërblim të bujqëve.

Ai thotë se në Programin për Pagesa Direkte ka hyrë edhe subvencionimi i farës së grurit me 614 euro për hektar, ku përfshihet sipërfaqja, plehërimi, nafta dhe kilogrami i grurit.

“Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha” ka thënë Peci, në prezantimin e programit të tij.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Fillimi i mbarë, gjysma e punës!

Planifikim i duhur i kohës!

Lehtësim i procedurave në aplikim!

Vazhdimësi e rritjes së përkrahjes!

Përfshirje e kulturave të reja!

Ndër risitë e Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 është subvencionimi i farës së grurit me 614 €/ha, përkrahje kjo e cila përfshinë:

250€ për sipërfaqe;

150€ për plehërimin;

54€ për naftën;

0.04€ për kilogram apo një mesatare prej 160€;

Gështenja, do t’i bashkohet këtë vit subvencionimit të dru-frutoreve me 504€ për hektarë, përfshirë edhe subvencionimin e naftës. Kjo kulturë është kulturë strategjike, fruti i së cilës është i kërkuar në tregun e jashtëm.

Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha.

Me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore e njëherit edhe cilësisë, këtë vit kemi paraparë për herë të parë, subvencionimin e zogjve për mish apo broilerëve me 0.20€ për zog.


Nga ky Program eleminohet përshkallëzimi duke bërë që pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore të subvencionohet me 0.25 euro për copë.

Tek pagesa direkte për bimët mjeksore dhe aromatike, kemi shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënësë me 450€/ha.

Lehtësojmë aplikimin në këtë Program duke hequr vërtetimin e deklaratës nën betim tek noteri. Këtë vit do mjaftojë vetëm nënshkrimi i fermerit.

Vazhdojmë me:

Subvencionimit e Grurit – 474€/ha;

Misrit – 329€/ha;

Patates – 654€/ha;

Fasules – 654€/ha;

Nga ana tjetër kulturat pemëtare subvenciohen me 504 euro për hektarë.

Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904€/ha.

Perimet në sipërfaqe të hapur me 554€/ha;

Afër prodhuesve vendorë!