Sot ju dha lamtumira e fundit Vehbi Shalës, ish – kryetar i fshatit Ujmir dhe veteran i UÇK-së, gjithashtu për 46 vjet punëtor i hekurudhës,shkruna Klian info.
Në varrim morën pjesë qytetarë figura publike të çështjes kombëtare si dhe bashkëluftëtarë.
Gjithashtu i pranishëm ishte Beslim Zogaj deputet i Kosovës, ndër themeluesit e UÇK-së, ish i burgosur politik e drejtor i agjencionit.
Për të ja dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij ishte dhe Hajdin Balaj, kryetar i OVL UÇK-së, Dega në Klinë.
Vehbi Shala, ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 113 “Mujë Krasniqi”./Klina info/