Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, po përballet me një periudhë të vështirë, pasi djali i saj, Theo Mal, është shtruar në spital për shkak të një problemi shëndetësor.
Në një postim emocional në rrjetet sociale, Fifi ka ndarë shqetësimin e saj për situatën, duke mos zbuluar ende detaje konkrete rreth gjendjes shëndetësore të të birit.
Fifi falënderoi stafin e spitalit për përkujdesjen e treguar ndaj djalit të saj, duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe profesionalizmin e tyre.
Ajo i dha kurajë Theo-s, duke shkruar: “Evlad, biri i mamit kalon edhe kjo se ti je i forte, ma i forte edhe se unë”.