Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjes Kosovë – Rumani kanë dalë në shitje gjatë ditës së sotme.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ndeshja do të luhet më 6 shtator të këtij viti, derisa zhvillohet në “Fadil Vokrri”, dhe nis nga ora 20:45.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve në edicionin e ri, derisa është në një grup edhe me Lituaninë e Qipron.
Kosova e Rumania u përballen edhe në kualifikimet për “EURO 2024”.
Në takimin e parë si vendas, Kosova barazoi pa gola me Rumaninë, derisa në takimin e dytë u mposhtë me shifrat 2-0.