Futbollisti i Flamurtarit, Lorik Maxhuni, ishte operuar me urgjencë pas një lëndimi të rëndë që e pësoi në duel ndaj Dukagjinit në ndeshjen e barazhit (21 maj).
Ndërhyrja brutale u shkaktua nga Leorant Marmullaku, i cili u dërgua në disiplinë nga Komisioni i Garave, e pastaj u pezullua.
Ndërsa me vendim të fundit, futbollistit të Dukagjinit i shqiptohet dënimi, ku do t’i ndalohet të luaj në tetë ndeshjet e radhës.
Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:
Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanele 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02. Në minutën e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me tetë (8) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.