Federata e Futbollit të Kosovës është në mbeshtetje të UEFA-s dhe kundër krijimit të Superligës Evropiane.
FFK-ja ka publikuar në faqen zyrtare deklaratën e UEFA-s, të cilën e ka publikuar pas vendimit të dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë
Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.”, thuhet në reagim.