FFK ka njoftuar se portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric është përjashtuar nga kampi i ekipit kombëtar.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga FFK.
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore” – thuhej në njoftim.
Kjo nuk është hera e parë që Muric nuk tregohet i disiplinuar. Vitin e kaluar në grumbullimin e Kosovës në ndeshjet e tetorit ishin publikuar foto, ku Muric shihej në foto me një vajzë në hotelin ku qëndronte Kosova, derisa kishin festuar edhe me disa pije, në kohën kur koronavirusi ishte prezent.
Kosova kështu humb portierin e parë në këto ndeshje, teksa në dispozicion i ka edhe tre të tjerë.
Samir Ujkani, Visar Bekaj dhe Betim Halimi janë portierët tjerë të Kosovës.