FFK dënon Armend Dallkun

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës dhe xhiros së 27-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2020-2021.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive mori këto:
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është dënuar me 300 euro, për shkak të deklaratave kundër gjyqtarit pas ndeshjes së Kupës së Kosovës kundër Llapit.

“Armend Dallku, kryetrajneri i KF “Dukagijni”, me nr ID 000613M83.Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore;
DËNOHET me gjobë në shumë prej 300 eurosh. Afati i pagesës është tetë (8) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 19.05.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.