Sot për vizitë në Degën e LDK-së në Klinë ishte intelektuali dhe veprimtari i përkushtuar, ushtari i lirisë dhe më besniku i vizionit rugovian për shtetin e Kosovës, z. Fetah Rudi.
Z. Rudi u prit nga kandidati ynë për kryetar të komunës së Klinës, z. Besim Hoti.
“Në këtë takim u diskutua për rrjedhën e fushatës zgjedhore dhe angazhimet e Degës në këtë drejtim dhe ofroi mbështetjen e tij të palëkundshme në fitoren e 17 tetorit”, thuhet në njoftimin e LDK-së, dega në Klinë.