Që nga 3 janari, kosovar Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahet në një prej burgjeve të Serbisë
Pavarësisht se familjarët disa herë kërkuan lirimin e tij, një gjë e tillë nuk u bë.
Edhe pse shumë prej zyrtarëve kosovarë reaguan në fillim kur ai ishte ndaluar në pikën kufitare, më pas nuk pati ndonjë zhvillim lidhur me këtë çështje.
Sot kur të gjithë festojnë Fitër Bajramin, e zymtë është festa në familjen Mehmetaj.
Vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj tha se ndër të gjitha brengat për festën e Bajramit, ajo me të cilën nuk pajtohet është mungesa e vëllait, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet se edhe sa do të mbahet Nezir Mehmetaj në Serbi, por që padyshim për familjen është një dhimbje mjaftë e madhe, sidomos sot në ditë feste