Festë dhe Mirënjohje, QKMF “Nënë Tereza” Klinë mbyllë Vitin me Sukses!

Në një mbrëmje të veçantë plot emocione dhe energji pozitive, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë mbylli vitin 2024.

Darka e fundvitit u kthye në një moment reflektimi dhe festimi për një vit të mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të jashtëzakonshme, shkruan Klina.info.

Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, falënderoi të gjithë stafin për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit.

Ai vuri theksin te bashkëpunimi dhe fryma ekipore që kanë qenë shtylla kryesore e suksesit të këtij institucioni shëndetësor.

“Secili prej jush është një hallkë e pazëvendësueshme në këtë zinxhir suksesi. Jemi këtu për të festuar punën tonë dhe për të nisur vitin e ri me motivim të shtuar,” tha ai.

Shkëlqimi i Yjeve të Vitit
Pika kulmore e mbrëmjes ishin çmimet që u ndanë për punonjësit që kanë spikatur:

Sherbimi i Urgjencës – Punëtori i Vitit 2024 Dr. Haxhi Ibishi – Mjeku i Vitit 2024
Sale Haliti – Infermierja e Vitit 2024
Besiana Gashi – Infermierja e Re e Vitit 2024
Teuta Baca Rukolli – Mirënjohje për Menaxheren dhe Bashkëpunëtoren e Vitit 2024

Këto vlerësime ishin një mënyrë për të falënderuar dhe motivuar ekipin për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Darka e fundvitit shërbeu si një urë lidhëse për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të nisur një vit të ri me energji të reja. Me këtë frymë pozitive, stafi i QKMF “Nënë Tereza” është gati të vazhdojë misionin e tij për kujdesin ndaj pacientëve edhe në vitin 2025.