Të dashur miq, cdo vit OJQ ‘’Zana’’ për nder të festave të fundvitit përgadit dhe shpërndan dhurata për fëmijët me nevoja të vecanta që marrin shërbime terapeutike në qendër por edhe më gjerë. Këtë vit po planifikojmë dicka më ndryshe, duam që të inicojmë qytetarët bamirës që të solidarizohen me aksionin tonë dhe sipas mundësive të sjellin një dhuratë për një fëmijë të qendrës tonë. Dhurata mund të jetë krejtësisht dicka simbolike sipas vullnetit tuaj, me motive festive por mund të përmbaj edhe gjëra të vogla ushqimore apo lodra.
Pranimi i dhuratave do të bëhet nga dita e sotme e deri më 25 Dhjetor në zyren e OJQ ‘’Zana’’.
Bashkangjitur me këte iniciativë OJQ ‘’Zana’’ për herë të parë këtë vit do bëj shitjen e kartolinave festive të punuara nga terapistet së bashku me fëmijët e qendrës sonë. Kartolinat e punuara me shumë dashuri do të shiten gjatë Dhjetorit në hapsira të ndryshme të qytetit dhe me të hollat e siguruara nga këto kartolina do ndihmohet qendra e kujdesit ditor në këtë kohë të vështirë pandemie.
Ju faleminderit, shihemi ditëve në vazhdim! ❤