Në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Vitisë, ky qytet shpalli qytetar nderi ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.
Ky çmim është ndarë me propozim të kryetarit të kësaj komune, Sokol Haliti dhe me vendim të kuvendit komunal.
Pas ceremonisë kryesore, Komuna e Vitisë ka organizuar edhe një parakalim kulturor të klubeve sportive, të ansambleve të këngëve dhe valleve, mekanizmit bujqësor në qendër të qytetit, para të pranishmëve në ngjarjen e madhe festive.
Por, ajo që la përshtypje ishe parakalimi me traktor i një gruaje e veshur me rroba kombëtare, si simbolikë se gratë e kësaj komune janë aktive edhe në sektorin e bujqësisë.
Trakori ishte i mbështjellur me flamurin kombëtarë dhe për disa çaste gjatë parakalimit e ngiste gruaja e cila ka impresionuar të gjithë pjesëmarrsit në festë.
Kujtojmë se në këtë komunë ka shumë gra që udhëheqin biznese e shoqata prodhuese që njihen për kulvimin e produkteve vendore bujqësore.