Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero është shprehur se ende ka dashuri për ish gruan, Arbenita Ismajli. Ai u shpreh se bashkë i mban vajza e tyre.
“Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Kam respekt dhe dashuri për të. Është nëna e vajzës sime, asnjëherë s’mund ta qes poshtë nënën e vajzës sime, ia shpresoj më të mirën e jetës asaj…Kemi menduar (për ribashkim), por kur nuk mund të gjesh gjuhën e përbashkët…”, ka deklaruar Fero para banorëve të Big Brother VIP Kosova.