Një grup i fermerëve nga e gjithë Kosova, mëngjesin e së hënës kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit.
Njëri nga organizatorët Elmi Qupevaj, tha se 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.
Madje të njëjtit siç mëson Klina.info nesër do të mbajnë protesta në Prishtinë.
Ata do të nisën me traktor drejt kryeqytetit nga secila komunë.
Fermerët e Klinës do të takohen tek ETC në orën 06:30./Klina.info/