Me një letër të hapur, fermerët e qumështit janë drejtuar kryeministrit, Avdullah Hotit.
Ata bëjnë më dije se janë para një falimentimit total.
“Duam të ju informojmë se gjendja jonë tashmë është e padurueshme dhe ne ndodhemi para bankrotimit total .Informacionet që ju kemi derguar përmes Ministrive te caktuara na bëjnë të sigurt seju keni qenë të informuar me kohë per vështirësit nëper te cilat po kalojmē ne “, thuhet në letrën e tyre.
Ata po ashtu kanë thënë se problemi kryesor është me importet e jashtëligjshme të cilat vijnë në Kosovë që janë me vaj palme e të cilat duke mashtruar konsumatoret vendore shiten si produkte të “Qumështit” .
“Fatkeqësisht ashtu sikurse Qeverit e mëhershme as ju nuk e patë të udhes që të ndermarrni asnje masë mbrojtëse per prodhuesit e Qumështit të cilet tash e sa vitekanë probleme të mëdha .Ne mbi te gjitha jemi viktima të mosfunksionimit te ligjit . Pa ligj importohet dhe Pa ligj prodhohet tash e sa vite ?!”, thuhet në letrën e tyre.
Mandej ata kanë paralajmëruar portesta masive nese nuk iu oferohet ndonjë zgjidhjederi me 14 shtator.
“Protesta do të shoqërohet me derdhjen e përditëshme të rreth 50 -60 tonëve Qumësht i cili nuk po grumbullohet tashmë nje kohe .Protestat do të jenë 24 orë dhe fillimisht do të ket nē Prishtinë mandej në të gjithakomunat e Kosoves e pastaj edhe tek importuesit dhe perpunuesit vendor qëperdorin vajin e palmës”, thuhet mes tjerash.
E protestë kanë paralajmëruar edhe Sindikata e Policëve të Kosovës, nëse nuk ju plotësohen kërkesat e tyre.