Dy persona janë arrestuar pasi janë rrahur ndërmjet vete dhe më pas kanë sulmuar edhe zyrtarët policor.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shufër metalike e cila është përdorur në rast.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Ferizaj 31.01.2021 – 1:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti si dhe kanë tentuar ti sulmojnë edhe zyrtarët policor të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.