Policia njofton se një grua ka raportuar se është kanosur me thikë nga nipi i saj i cili dyshohet të jetë me të meta mendore.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Komunën e Ferizajt.
Tutje policia sqaron se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.