Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka shpërnda një postim me Hazir Thaçin,
Ai ka bërë të ditur se Thaçi ka shkrepur pushkën e lirisë në vitin 1969.
“Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri. Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste”, ka shkruar Shala.
Sipas Shalës, Hazir Thaçi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës. Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve.
Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e…
Posted by Ferat Shala on E enjte, 28 Janar 2021