Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka bërë thirrje që të votohet Partia Demokratike e Kosovës për më shumë sport, stadium e futboll europian,
Ndërkohë, Shala sot ka kaluar ditën në mesin e simpatizantëve të PDK-së nga Gjakova, të cilët do të jenë votues për herë të parë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai tha se “nga të rinjtë gjakovarë kërkuam përkrahje për programin #Rimëkëmbje, i cili garanton të ardhme më të mire”.
“Kënaqësi të jesh në mesin e simpatizantëve dhe mbështetësve të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë.
Motiv për ne janë sidomos këta të rinj të cilët më 14 shkurt do të jemë për herë të parë votues.
Nga të rinjtë gjakovarë kërkuam përkrahje për programin #Rimëkëmbje, i cili garanton të ardhme më të mirë, mbështetje sociale të dinjitetshme, shtet ligjor që mbron të drejtat kombëtare e qytetare për të gjithë etj.
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje”, tha ai