Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka takuar djalin e heroit të Kosovës, Halim Bajraktari, i cili mban emrin e babit të tij.
Shala ka thënë se nga shumë luftëtarë që ka njohur gjatë luftës me shumë respekt e kujton Bajraktarin nga Çikatova e Re.
Ndërsa tashti djali i tij siç ka thënë Shala, i ka ngjarë për shumëçka babait dëshmor.
“Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare”, ka shkruar Shala.