Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është pritur nga shumë bashkëluftëtarë në Negroc e Vuçak,
Shala, ka thënë këto vende kanë dhënë shumë për Kosovën, prandaj PDK do të qëndrojë gjithmonë afër tyre.
“PDK me programin e Rimëkëmbje, premton se do të jetë gjithmonë afër sidave të qytetarëve të Negrocit dhe Vuçakut, sepse Negroci e Vuçaku kanë dhënë shumë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, numri 14 i PDK’së, shtoi se në mesin e këtyre bashkëluftëtarëve ndihet si një fitimtar.
“Në mesin e bashkëvendësve dhe bashkëluftëtarëve të shumtë në Negroc e Vuçak unë që sot po ndihem fitimtar.
Partia Demokratike e Kosovës merr energji të reja këtu, qytetarët punëtorë dhe atdhetarë të këtyre dy vendbanime çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë. Këtë po e bëjnë edhe tani”, ka thënë ai.