Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka takuar minatorët e Trepçës.
Shala në shkrimin e tij thotë se minatorët janë gjithmonë në anën e drejtë të historisë dhe se askush më shumë se ata nuk i’a din vlerën lirisë.
“Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigandin metarlugjik “Trepça” (2009-2103) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë. Sot prej tyre mora premtimin se do të jenë edhe kësaj radhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit #Rimëkëmbje” shkruan Shala në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Pritje madhështore nga ana e minatorëve të “Trepçës”.
Minatorët gjithmonë në anën e drejt të historisë.
Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë. Ata kanë qenë çdo herë protagonistë në çdo proces historik.
Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigandin metarlugjik “Trepça” (2009-2103) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë.
Sot prej tyre mora premtimin se do të jenë edhe kësaj radhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit #Rimëkëmbje.
#PDK123 #FeratShal14 #Rimëkëmbje