Një femër e cila ishte raportuar e zhdukur në Shqipëri, është gjetur nga policia në Pejë. Ajo dyshohet se është dhunuar dhe se është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminin në IML. Ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.