Katër fëmijët që po dyshohet se janë helmuar në një institucion parashkollor në Istog janë duke vazhduar trajtimin në Spitalin e Pejës.
Besnik Ibraj, doktor në Spitalin e Pejës tha se fëmijët janë pranuar në spital ditën e enjte.
“Katër fëmijë janë sjellë ditën e enjte, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat, gjendja e tyre për momentin është e mirë. Ata kanë pasur shenja si humbje e vetëdijes, të vjellura, temperaturë. Ne kemi lajmëruar Policinë e Kosovës dhe Komunën e Istogut lidhur me rastin, për hetime të mëtejme”, tha ai.
Më herët, u raportua për fëmijët që dyshohet se janë helmuar.
Lidhur me rastin, nuk ka pasur ende reagime nga Komuna e Istogut.