Një rast i pazakontë ka ndodhur dje gjatë ditës në qytetin e Skenderajt.
Një i mitur ka rrëmbyer një autobus që sipas dëshmitarëve që kanë rrëfyer për Indeksonline, i njëjti kishte probleme mentale, derisa ai është arrestuar më pas nga policia, ku është liruar pas gjysmë ore.
Në atë moment, për të shpëtuar dhe t’i ardhë në ndihmë atij, në njërën anë, qytetari që ishte duke vozitur një Pick up të kuq ka vrapuar nga automjeti i tij, drejt derës së shoferit të autobusit, për të marr në dorë situatën.
Por, një reagim i menjëhershëm, madje duke rrezikuar edhe vet jetën e tij, ishte shoferi i një veture të zezë, i cili ka dalë përpara autobusit për ta ndaluar atë, duke rrezikuar jetën e familjarëve të tij (një gruaje dhe një fëmijës), ku nga frika gruas edhe i ka rënë të fikët.
Indeksonline iu sjellë edhe videon e gjithë kësaj ngjarjeje dhe reagimin e qytetarëve të Skenderajt.