FËMIJA I LËNDUAR NGA SHPËRTHIMI I EKSPLOZIVIT NË ZHUR, ËSHTË JASHTË RREZIKUT PËR JETË

FËMIJA I LËNDUAR NGA SHPËRTHIMI I EKSPLOZIVIT NË ZHUR, ËSHTË JASHTË RREZIKUT PËR JETË

Fëmija i lënduar nga shpërthimi i eksplozivit në Zhur, është jashtë rrezikut për jetë
Jashtë rrezikut për jetë është një fëmijë nga Zhuri i Prizrenit, i lënduar nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në shtëpinë e familjes së tij të martën mbrëma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj, ka deklaruar se shpërthimi në një shtëpi në fshatin Zhur, e që doli të jetë fatal për një polic, ka ndodhur gjatë kohës kur aty po kryhej bastisja në një rast për parandalim dhe zbulim të narkotikëve.

Nga shpërthimi i eksplozivit mbeti i lënduar edhe një fëmijë, anëtar i familjes ku po kryhej operacioni i Policisë së Kosovës.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka thënë se fëmija është i moshës “rreth 7 deri në 9 vjeçar dhe është pranuar tek ne”. Avdaj ka thënë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.