Fejz Fejzullahu kandidat për kryetar të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë

Fejz Fejzullahu përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë.

Ky është postimi i tij:

Qytetarë te Klinës , rini e dashur,
Duke ju bashkuar platformës politike të Partisë Demokraktike të Kosovës për rininë #Ti Ki Za, duke besuar ne aktivitetin dhe kontributin time si pjesë aktive e kësaj rinie tashë e më shumë se gjysëm dekadë sot, edhe zyrtarishtë shpallë kandidaturën time për kryetar të Rinisë Demokratike të Kosovës dega ne Klinë.

Fuqizimi i rinisë rreth ideve dhe projekteve tona të përbashkëta në të mirën e qytetit dhe organizatës sonë politike do të jetë qëllimi kryesor i imi personalisht dhe organizatës që do të përfaqësojë.

Rinia si kurrë më parë ka nevojë për motiv dhe vullnet për të qëndruar ne vendin e tyre. Jetësimi i këtij motivi duhet të bëhet duke besuar në kauzën për shtet ligjor dhe të barabartë për të gjithë ne. Rinia sot ka nevojë të mos besoj në politika farefisnore se edhe masi ta përfundojsh fakultetin detyrimisht duhet të jesh militant i ndonjë partie ne pushtet, rinia nuk ka nevojë të besojë qe kur të shkojmë të doktori duhet të kemi te njofshum me hi pa renë, e aq më pakë nuk duhet të mendojë që pa pas të njofshum nuk mundesh ta përfundosh as shkollën. Shpresën e kësaj rinie të shëndosh, dhe dashurinë për vendin e tyre nuk duhet ta shuajn “Të NJOFSHMIT”, përkundrazi ne duhet të luftojmë me ta për ne dhe për të ardhmen tonë!

Duke besuar ne dashuri për vendin për qytetin, dhe për shtetin ligjor ju ftojë të merrni pjesë të gjithë ju që jeni bërë pjesë e kësaj platformë me datë: 08.01. 2023 duke filluar prej orës 13:00, ne “Restaurant Arbëri” rruga e Gjimnazit.

Na priftë e mbara,
Faleminderit!