Punëtorët teknik, stafi mbështetës dhe një pjesë tjetër e punëtorëve shëndetësorë, nuk i kanë marrë shtesat prej 300 eurove për çka në grupe të ndara kanë protestuar në qytete të ndryshme të Kosovës.
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës paralajmëron se do të ndërmerren masa pas mbledhjes se radhës.
Pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për mos pagesën e shtesave prej 300 eurove, nuk janë zgjidhur, ngaqë ende nuk kanë marrë përgjigje institucionale.
Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron që në mbledhjen e radhës do të ndërmarrin masa pasi që ata nuk kanë marrë përgjigje në kërkesat e tyre drejtuar ministrit të Shëndetësisë dhe kryeministrit të vendit.
‘’Bëhet fjalë që nëse e kanë konsideruar shteti që vozitësit nuk merren me COVID atëherë ata nuk janë të detyruar ta bartin një pacient me COVID. Nëse pastruesit nuk janë të përfshirë as ata nuk janë të detyruar të pastrojnë ato hapësira. As ata që servojnë ushqimin e as administrata që merret me letra e të tjerë të mos kryejnë ato shërbime. Nëse me të vërtetë e kanë konsideruar që të paguhen vetëm ata që po punojnë me COVID atëherë po i heqim këto shërbime e të shohim si po funksionon zinxhiri i shërbimeve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blerim Syla.
Me tutje Syla thotë se është denigruar personaliteti i punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës dhe se kërkesat e tij kanë hasur në vesh të shurdhër.
Televizioni Dukagjini i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, por deri më tash nuk ka pranuar asnjë përgjigje