Federata e Futbollit të Kosovës ne bashkëpunim me Albi Mall organizojnë eventin për rifillimin e garave ku paralajmërohet nisja e edicionit pranveror.
Dje, ne ambientet e qendrës se Albi Mall është organizuar një event që paralajmëron për fillimin e kampionatit këte vikend. Ne këtë qendër tregtare janë vendosur fanelat e gjitha skuadrave të superliges, ku është vendosur edhe historiku jonë, me nënshkrimet e gjithë futbollistëve te klubit tonë. Fanelat janë dhuruar për dy fituesit fatlum, në lojën fituese te organizuar nga FFK-ja dhe Albi Mall. Ne këtë pjesë te qendrës tregtare, janë vendosur edhe fotografitë e 20-futbollistëve ne formë figurative te cilat do të qëndrojnë aty për vizitorët.
Ne këtë ngjarje madhështore, klubin tonë e përfaqësuan kapiteni Altin Merlaku, futbollisti Blerind Morina, drejtori sportiv Korab Desku dhe sekretari Ilir Desku.




